-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flasin për “5pyetjet.al” sizmologu dhe eksperti: E vërteta e mesazhit që njofton tërmetin

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Ballkani u trondit mbrëmjen e djeshme nga një tërmet 5.7 ballë me epiqendër në Sarajevë duke shkaktuar frikë dhe panik, jo vetëm në Bosnje ku shkaktoi një viktimë dhe shumë dëme materiale, por të gjithë rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë.

Por një pjesë e qytetarëve arritën që të dilnin me shpejtësi nga banesat e tyre falë sinjalizimit që u erdhi në telefon që i lajmëronte se pas pak do të kishte tërmet.

Por cfarë është ky sistem që të njofton?

Pak para se toka të fillonte të dridhej një numër i madh njerëzish morën njoftimin në pajisjet e tyre për tërmetin duke vrapuar jashtë. Bëhet fjalë për një sistem “ShakeAlert” i cili ka kohë që përdoret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Android ka filluar të dërgojë paralajmërime për tërmete në Evropë.

ShakeAlert është zhvilluar nga sizmologët amerikanë në Kaliforni, ku është zhvilluar ky sistem dhe janë instaluar një sërë sizmometrash, të cilët e bëjnë më të lehtë zbulimin e tërmeteve. Pra, në të gjithë botën, celularët Android mund të shërbejnë si sizmometra.

Të gjithë telefonat inteligjentë vijnë me një përshpejtues të vogël që mund të ndjejë sinjalet që tregojnë se mund të ndodhë një tërmet. Algoritmi përpunon të dhënat dhe dërgon një alarm.

Çfarë mendojnë ekspertët?

Për të mësuar më shumë mbi këtë aplikacion dhe për ta shpjeguar më thjeshtë dhe qartë për qytetarët si funksionon, “5pyetjet.al” kontaktoi njërin prej ekspertëve të njohur të “IT”-së, Gentian Prognin.

Shake Alert është një “app” që kanë krijuar në Los Angeles për pllakën e San Andreas. “App”-i funksion me një sistem sensorësh, që janë vendosur thellë në tokë dhe kapin cdo lëvizje të pllakave. Në momentin që ajo ndjen një lëvizje dërgon një sinjal në këtë aplikacion dhe lajmëron për tërmet” tha ai.

Por a do të thotë kjo se tërmetet mund të parashikohen?

“5pyetjet.al” kontaktoi me sizmologun e Institutit të Gjeo-shkencave, Edmond Dushi i cili shpjegoi se nuk bëhet fjalë parashikim të tërmeteve dhe se pika e referimit të aplikacionit është Instituti Sizmologjik.

Jo, jo, nuk është kështu. Alertet që vijnë përmes aplikacioneve janë të gjitha të varura nga informacioni që buron nga monitorimi. Nuk është parashikim. Tërmeti ka pasur disa paragoditje në seri dhe këto ndihmojnë në alertin në një zonë të caktuar. Pra nëse në Mostar në zonën e tërmetit për një zonë të caktuar aplikacioni raporton që janë duke rënë goditje dhe shpejtësia e tyre rritet është e qartë se diçka do të ndodhë.

Pra, janë para-goditje të vogla që mund të pasohen me goditje më të mëdha, por jo domosdoshmërisht, sepse këto mund të vazhdojë për sekonda apo për vite. Kjo është mangësia dhe nuk mund të përdoren si kriter bazë. Para-goditjet jo gjithmonë tregojnë se do të bjerë një tërmet më i fortë.

Kjo përdoret si mënyrë për t’u studiuar, por jo bazë. Pika e referimit të tyre është Instituti Sizmologjik. Sot për sot nuk ka një mënyrë për të parashikuar dhe asnjë lloj aplikacioni nuk mund të zgjidhë këtë punë. Aplikacioni është thjeshtë një mjet informimi nuk ka të bëjë fare me pjesën e monitorimit apo vlerësimit” tha ai për “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit