Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane për trafikim droge.
Ai kishte mbërritur në Pesaro disa muaj më parë, duke rifilluar aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë.
Teksa ai ka dalë për të tregtuar kokainë është arrestuar nga policia.
Duke parë lëvizjet e dyshimta të shqiptarit, policia iu vu pas duke kryer kontroll edhe në shtëpinë e tij.
Brenda dhomës së gjumit ata gjetën të mbështjellë rreth 21 gramë kokainë, të fshehura brenda çorapeve.
Gjithashtu policia gjeti materialin për paketimin e dozave si dhe një shumë parave prej 450 euro, e mbajtur si burim të ardhurash të veprimtarisë së tregtimit të paligjshëm.
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën e Pesaros ku u vendos masa e sigurisë, arrest shtëpie.