Përballja parazgjedhore në RTV Sllovenia shënoi rrëzimin e kryetarit të Partisë Kombëtare kur u largua në mes të emisionit.
Kjo ngjarje, pati u bë virale në rrjetet sociale. Disa kanë shkruar se kanë kohë që nuk kanë parë një “program kaq argëtues”.
Të ftuarit u grindën dhe ofenduan njëri-tjetrin, ndërsa moderatorit i doli emisioni jashtë kontrollit.
Në vazhdim të emisionit, kreu i Partisë ultranacionaliste Kombëtare, Zmago Jelinçiç, u largua nga studio në shenjë proteste, por u rrëzua.
Jelinçiç raportohet se fatmirësisht nuk është lënduar, gjë që sipas tij, “e ka ndihmuar edhe fakti se dikur është marrë me arte marciale”.