Një aksident me pasojë vdekje është shënuar këtë të diel në Tiranë. Një 45 vjeçar është përplasur me autobusin e linjës së Shkozë teksa po drejtonte një mjet tip motor dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
“Më datë 24.04.2022, në Shkozë, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç”, njofton policia.
Pas përplasjes drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.