Klubi i futbollit Vllaznia e Pozheranit ka sqaruar situatën që ndodhi sot në ndeshjen me Flamurtarin në kuadër të javës së 24-të në Grupin B të Ligës së Parë të Kosovës.
Klubi njoftoi se sulmuesi, Alban Rexhepi, pësoi një atak kardiak gjatë pjesës së dytë së ndeshjes. Kjo u konstatua pas vizitës mjekësore të lojtarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Klubi i futbollit, Vllaznia e Pozheranit gjithashtu bëri të ditur se gjendja e futbollistit tani është e qëndrueshme.