-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron apo Le Pen? Franca vendos sot për të ardhmen

Kryesoret

Franca do të vendosë këtë të diel jo vetëm për të ardhmen e saj, por edhe të Europës. Qytetarët do të vendosin nëse në raundin e dytë të zgjedhjeve nëse do t’i i japin Macron një tjetër mandat 5-vjeçar apo do ta zëvendësojnë atë me Le Pen.

Në sondazhet favorizohet fitorja e Macronit për mandatin e dytë. Epërsia e tij është përmirësuar qëkur dy kandidatët janë kualifikuar për balotazh në rundin e parë të zgjedhjeve, që është mbajtur më 10 prill.

Megjithatë, sondazhet e tanishme e nxjerrin Macronin me 54-56 për qind të votave, në krahasim me 66.1 për qind të votave të fituara në zgjedhjet e vitit 2017, kur kundër kandidate ka pasur njësoj Le Penin. Fitorja e Le Penit nuk mund të përjashtohet, edhe pse ka më pak gjasa.

Macron dhe Le Pen janë përballur me njëri-tjetrin në një debat të vetëm televiziv, që është mbajtur të mërkurën në mbrëmje. Performanca e dobët e Le Penit në debatin e vitit 2017 është thënë se ka luajtur rol të madh në humbjen e saj. Kësaj here mbetet të shihet.

Kë nuk e pëlqejnë votuesit apo kujt i frikësohen më shumë? Asnjëri prej kandidatëve nuk ka mjaftueshëm mbështetës tradicionalë. Pra, çelësi i tyre është t’i bindin votuesit se kandidati tjetër është më i keq.

Ajo që bëjnë votuesit e majtë, do të jetë vendimtare për rezultatin.

Stili dhe politikat e Macronit kanë mërzitur shumë të majtë dhe ai pritet ta ketë më të vështirë se në vitin 2017 për të fituar mbështetjen e tyre.

Çfarë ndodh pastaj?

Kushdo që fiton të dielën, do ta arrijë këtë pas një fushate përçarëse dhe ndoshta me një shumicë të vogël. Nëse Macron fiton, siç parashikojnë sondazhet, ai do ta ketë mandatin e dytë më të vështirë. Votues të të gjitha shtresave ka të ngjarë të dalin në rrugë, për shkak të planeve të tij për të vazhduar reformat pro bizneseve.

Nëse Le Pen fiton, atëherë pritet të ketë ndryshime rrënjësore në politikat e brendshme dhe ndërkombëtare të Francës, ndërsa protestat në rrugë mund të fillojnë menjëherë.

Sido që të jetë, një nga sfidat e para të fituesit do të jetë fitorja e zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

Votimi ka nisur në orën 06:00 të së dielës dhe pritet të përfundojë në orën 18:00, ndërsa rezultatet e para pritet të dalin që në mbrëmjen e sotme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit