-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 180 të arrestuar në 7 ditë, policia paralajmëron grupet kriminale

Kryesoret

Teksa ka bërë bilancin e një jave pune, policia njofton se ka arrti të vërë në pranga 186 qytetarë për vepra të ndryshme penale.

Në fund të bilancit, policia ka një paralajmërim për grupet kriminale që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kultivitimin e lëndëve narkotike dhe shkelje të tjera.

“Edhe në javët në vijim, Policia e Shtetit do të vijojë me vendosmëri kontrollin e imtësishëm të territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, për kapjen e personave në kërkim e atyre që qarkullojnë me armë zjarri, personave që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike apo kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

Operacione dhe megaoperacione policore në të gjithë vendin, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, atyre që janë të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike apo trafiqeve të paligjshme, goditjen e rasteve të kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, si dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.

  • Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 645 persona, nga këta: 186 janë arrestuar, 420 janë proceduar penalisht dhe 39 janë shpallur në kërkim.
  • Janë kapur në total 49 persona në kërkim, nga këta: 39 në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë zhvilluar 28 operacione policore të koduara: “50 Dollars”, “Monday”, “Filiali 2” (2 raste), “Taxi”, “Repeater”, “Similar”, “Fati i lojërave” (3 raste), “Hide”, “Ëeekend”, “Ancona”, “Elektroaut”, “Përsëritësi”, “Reklamat”, “Houses”, “Often”, “Karbunara”, “Knock doën”, “Restart 7”, “First”, “Krasta”, “Arapaj”, “Baks”, “Vukpalaj”, “Pistulli” dhe “Acidet”.
  • Janë zhvilluar 3 operacione të mëdha, për goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike: megaoperacioni “Knock doën”, i zhvilluar nga DVP Korçë, me 101 persona të proceduar, nga të cilët 31 me masë sigurie “Arrest në burg” dhe 70 të proceduar në gjendje të lirë; operacioni “Taxi”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, gjatë të cilit u sekuestrua rreth 1 kilogramë kokainë dhe operacioni “Restart 7”, po nga DVP Korçë, gjatë të cilit u sekuestruan rreth 40 kilogramë kanabis.
  • Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 4 operacione dhe 1 megaoperacion për kontrollin e territorit, gjatë të cilëve është evidentuar 1 laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit me anë të llambave, 1334 fidanë narkotikë dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe në sera.
  • Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe janë sekuestruar 10 armë zjarri, 2 armë gjahu, 7 thika, 3 doreza metalike, lëndë eksplozive, municion luftarak etj.
  • Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar në total rreth 40.5 kg cannabis, rreth 1 kg kokainë, doza me heroinë, qindra fara kanabisi dhe fidanë narkotikë, 30 automjete, 63 celularë, monitorë për lojëra fati, shuma parash dhe mallra kontrabandë.
  • Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale, janë goditur 4 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 45 raste të dhunës në familje.
  • Janë evidentuar dhe goditur 24 raste të krimeve mjedisore, 5 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
  • Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 33 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 34 raste.

Policia Rrugore:

  • Gjatë kësaj jave janë pezulluar 547 leje drejtimi, nga të cilat: 435 për tejkalim shpejtësie, 88 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 51 për qarkullim në sens të kundërt.
  • Janë arrestuar 49 drejtues mjetesh, nga këta: 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 14 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
  • Janë vendosur 17.423 masa administrative dhe janë goditur 10 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike, shumica nga Policia Rugore e Tiranës.
  • Për herë të parë, nga Policia Rrugore e Tiranës është aplikuar testi i drogës dhe janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin, nën efektin e drogave të forta.

Policia Kufitare:

  • Gjatë kësaj jave janë kapur 18 persona në kërkim, nga të cilët 8 në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë proceduar në gjendje të lirë 16 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 7 persona për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 5 për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Trafikimi i narkotikëve” dhe 1 person për “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.
  • Gjithashtu janë goditur 3 raste të mitëdhënies.

Edhe në javët në vijim, Policia e Shtetit do të vijojë me vendosmëri kontrollin e imtësishëm të territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, për kapjen e personave në kërkim e atyre që qarkullojnë me armë zjarri, personave që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike apo kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta.

Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe goditur krimin dhe paligjshmërinë në tërësi, si dhe krimin e organizuar në veçanti.

Denonconi në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit