Në një deklaratë këtë të hënë, presidenti Vladimir Putin, ka pranuar luftën e brendshme që ka lindur në Rusi pas pushtimit të Ukrainës. Ai tha se SHBA dhe BE po përpiqen të shkatërrojnë Rusinë nga brenda, pos sipas tij nuk mund ta arrin një gjë të tillë pasi shoqëria ruse ka treguar pjekurinë e saj dhe mbështetjen për forcat e armatosura.
Putin tha se ishte i befasuar nga diplomatët amerikanë dhe evropianë që përdorin satelitët e tyre ukrainas për të arritur fitoren në fushën e betejës.
“Është një diplomaci e çuditshme, diplomatët duhet të kërkojnë zgjidhje diplomatike”, tha Putin, duke thënë se në këtë “Perëndimi po tregon të gjithë të kaluarën e tij koloniale”.
Më tej, ai tha se ekonomia ruse është në gjendje t’i rezistojë sanksioneve perëndimore. “Ekonomia ruse me siguri i ka të gjitha aftësitë për të operuar në mënyrë të qëndrueshme dhe pa dështime edhe në realitete të reja”, tha ai.
Ndërkohë, fraza më e çuditshme e tij ishte teksa kërkoi hetim ndaj Ukrainës për shkelje të ligjit ndërkombëtar. “Autoritetet ukrainase kanë kryer shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar, si përdorimi i mercenarëve ose i civilëve si mburoja njerëzore”.