Shefja e kabinetit, Vali Bizhga nuk është kandidate për Presidente. Kështu u shpreh sot Edi Rama duke theksuar se emri i saj është një thashethem, pasi nuk ka asgjë të vërtetë. Ai nuk u përgjigj edhe sa kohë do ta presë opozitën për të sjellë emrin e saj për pasuesin e Ilir Metës.
“Nëse do të bënim një javë kulturore për thashethemet, Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit të aftësisë prodhuese, por do të doja që të mos e shfokusonim sot vëmendjen nga kjo nismë, që është e re dhe e veçantë dhe na duhet edhe mbështetja e të gjithëve ju, që sa më shumë njerëz ta mësojnë, të informohen dhe pastaj me gjasë të interesohen dhe të zgjedhin dhe të përfshihen.
Edhe për më tepër e kam thënë, që procesi i zgjedhjes së presidentit, stimulon maksimalisht thashethemet dhe përfshihen gjithëfarë emrash dhe njerëzish, në të shumtën e herës pa dëshirën e tyre, si rasti në fjalë, prandaj përgjigja ime është negative, pasi nuk ka asgjë konkrete” tha ai.