Një 43-vjeçar është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Durrës pas një sherri të çastit. Policia thotë se ka identifikuar autorin, që është A. Z., 35 vjeç dhe po vijon kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
“Plagosi me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari. Vijon puna intensive për kapjen e tij.
Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij” njofton policia e Durrësit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.