Një qytetar në Ferizaj ka njoftuar se tre persona të panjohur e të maskuar kanë dëmtuar me automjetin e tyre vitrinën e një njësie tregtare, nga ku kanë vjedhur pajisje elektronike.
Gjatë largimit, të dyshuarit kanë qëlluar edhe me armë zjarri.
Njësitet e Policisë së Kosovës janë duke e hetuar rastin.