-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër në Tiranë Konferenca e Gazit, TAP, Exellerate Power dhe Socar në tryezë

Kryesoret

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook ka bërë me dije se nesër në Tiranë do të mbahet Konferenca e Gazit.

Ajo do të zhvillohet në prani të të gjithë partnerëve të rëndësishëm të fushës, me një takim mes TAP-it, Exellerate Power dhe Socar.

“Projekti i Terminalit të lundrueshëm të furnizimit me LNG në gjirin e Vlorës është shndërruar në një projekt rajonal, për shkak të potencialit për të transformuar ekuacionin energjetik të rajonit, por edhe më gjerë”, shkruan Balluku.

Sipas saj, mbështetja nga partnerët TAP dhe Socar, si dhe angazhimi i plotë i Excelerate Energy, janë tregues të qartë se Qeveria Shqiptare ka vizionin e duhur për të ardhmen e sektorit energjetik.

“Me partnerët e duhur asnjë projekt nuk është tepër ambicioz”, përfundon ministrja.

Kompania amerikane Excelerate Energy Inc planifikon ta Shqipërinë për të ofruar gaz dhe produkte në pjesën tjetër të rajonit.

Balluku ka theksuar shpesh se Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit duhet të diversifikojnë dhe forcojnë furnizimin me energji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit