Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija do të prezantojë sot Drejtorin e ri të IEVP Reç, Seit Vuçaj.
Vuçaj do të zëvendësojë në këtë postë Ervis Zikën, i cili u arrestua për vjedhje dhe futje të sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit për të burgosurit.
Konkretisht Zika dyshohet se ka marrë karburant duke firmosur letra fiktive. Gjithashtu ka hyrë në regjim pa kaluar në skaner dhe ka dyshime që ka futur sende të ndaluara.