Në selinë e PD-së ka nisur mbledhja e Komisionit të Rithemelimit.
Ish kryeministri, Sali Berisha direkt pas tryezës për problematikat e arsimit i është drejtuar selisë blu ku pritet të mbahet mbledhja e grupit.
Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit ka karakter organizativ, ndërsa deputetët dhe drejtuesit e degëve të zgjedhur së fundmi nga anëtarësia, do të jenë anëtarë të forumit më të lartë politik mes dy Kuvendeve, pa u votuar.
Më pas do të jetë Këshilli Kombëtar i PD që do të zgjedhë Kryesinë, nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm, si dhe sekretarët e tjerë të kësaj partie, duke plotësuar në këtë mënyrë të gjithë strukturën drejtuese, përveç Kryetarit.