-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çifti shqiptar masakrohet me thikë në Francë, fëmijët gjetën trupat e pajetë

Kryesoret

Një çift kosovar është gjetur i vdekur në ndërtesën ku jetonte në Epinal të Francës. Trupat e pajetë të tyre i kanë gjetur fëmijët.

Policia dhe zjarrfikësit ishin në vendngjarje, por deri tani ende nuk janë të qarta rrethanat për rastin.

Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) bazuar në hetimet e para të organeve të rendit dhe drejtësisë, raporton se burri dhe gruaja janë vrarë nga plagët e marra me një mjet të mprehtë, thikë. Gruaja ishte 44-vjeçe, ndërsa burri 45-vjeç.

Prokurori publik i Epinalit, Frederic Nahon foli për AFP lidhur me vdekjen e dy kosovarëve.

“Hetimi është në vijim, nuk favorizohet për momentin asnjë hipotezë për rrjedhën e ngjarjeve”, sqaroi prokurori pa dhënë më shumë detaje.

Mediat raportojnë se forcave të policisë iu është dashur të thyejnë derën që të çon në banesë për të hyrë brenda. Aty gjetën dy trupat, në tokë.

Çifti ka shtatë fëmijë të moshave nga pesë deri në 21-vjeç. Ata jetonin në Francë që nga viti 2018.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit