-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama bën të buzëqeshë sërish Yuri Kim: E kam zët të falënderoj perandoritë

Kryesoret

Në takimin e kësaj të mërkure me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë në këtë sektor nga ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Më tej, ai u shpreh se e urren të falënderojë perandoritë, por këtë herë po e bën për ambasadoren amerikane, e cila sipas tij, është një gur themeli në investimet për energjinë elektrike.

“E kam zët, e urrej, ta them, por më duhet të falënderoj ambasadoren amerikane, pasi ajo ka qenë gur themeli në hapjen e një dere për punë të vërtetë dhe investimesh të vërteta që është furnizimi me energji elektrike.

E kam zët ta them këtë gjë sepse të falënderosh perandoritë nuk është një gjë që të sjellë shumë kënaqësi, por unë jam vërtetë mirënjohës. Së fundmi, SHBA po na jep vërtetë karburant dhe energji”, u shpreh Rama.

Kjo deklaratë e kryeministri bëri që ambasadorja ta shoqëronte me buzëqeshje fjalën mbyllëse të kryeministrit në këtë aktivitet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit