Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor në Milot-Rrëshen.
Deri më tani është bërë me dije se janë përplasur 3 makina dhe kanë mbetur edhe 3 të plagosur. Ata janë dërguar me urgjencë në spital, por ende nuk dihet asgjë për gjendjen e tyre shëndetësore.