-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Kurti refuzoi gazin amerikan sepse u këshillua nga Martin Berishaj

Kryesoret

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se skandali i ambasadorit Martin Berishaj, tregon se Vetëvendosje ka favorizuar kompanitë e energjisë të lidhura me Stanishiqin dhe Rankoviqin.

“Sot kur flasim për një emër Martin Berishaj, nuk po flasim vec për atë emër por e kemi hallin te forca politike që udhëheq Kosovën, e cila ka qenë kundër investimeve në energji tani e 20 vjet. VV e ka pasur të qartë prej fillimeve të veta se është kundër investimeve në energji. Këta, ishin kundër edhe gazsjellësit nga Shkupi në Prishtinë, i investuar nga presidenti i Amerikës. I vetmi udhëheqës shtetëror në kontinentin tonë, që ka refuzuar gazin amerikan. Të gjitha këto fakte tregojnë se VV ka qenë konsistente në një politikë që është kundër investimeve, kundër energjisë amerikane, kundër investimeve në burime. Pyetja shtrohet: nga i kanë marrë këta njerëz informatat apo këshillat? Kush ka ndikuar në trurin e këtyre njerëzve? Që janë shumë të mençur , nga i ka ardhur ndikimi? Përgjigjen e kemi marrë tani, në transkasionet e një mendimtari të Vetëvendosjes, që ka ndikim në vendimet e këtyre. Me siguri nuk është i vetmi dhe nuk e ka bërë vetëm për vete transaksionin”, ka thënë Haradinaj.

“Bëhet fjalë për një mendësi e cila në vazhdimësi e ka paralajmëruar Kosovën se njerëz të Kosovës, pushtetarë të Kosovës mbrojnë interesa të të tjerëva. Po del pra që VV mbron interesa të kompanisë të njerëzve të Stanishiqit dhe Rankoviqit. Ata që në VV duan ta thonë të kundërtën, është mirë të dalin e t’ia tregojnë njerëzve”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit