Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Beniada Nishani nisi jetën e re në Tiranë. Tashmë ajo ka gjetur një shtëpi me qira, por ka një problem me lagjen pasi nuk ka parkim për makinën.
Si pasojë, modelja e njohur është e ‘detyruar’ që ta lërë makinën në vende që nuk lejohet parkimi. E si pasojë ka marrë edhe 5 gjoba. Këtë e zbuloi vetë ajo përmes disa videove në “Instastory”, ku u bëri thirrje policëve të Tiranës që të mos i vinin më gjoba.
Beniada tha se do të vendoste targën e makinës në “Instagram” në mënyrë që ta njihnin. Pastaj shtoi se do të kërkonte për një garazh, pasi te lagjja e saj nuk kishte të lirë, ishin të zënë.
Pas kësaj ajo ka rënë pre e një kurthi nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio. Ajo është telefonuar gazetarja, e cila i thotë se e ka marrë nga Policia Rrugore dhe se ka një gjobë shtesë.
Sipas “policisë”, ish-banorja e “Big Brother VIP” ishte filmuar duke ngarë makinën me një dorë.
““Një gjobë shtesë? Unëë? Çfarë gjobe moj? Çfarë po thua moj, po tallesh? Herën e kaluar nuk më more me këtë numër. Me këtë numër mua më është përgjigjur sekretaria e Top-it. Të raft pika në ballë”, ia ktheu Beniada e cila nuk ra pre e lojës.