-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani e Kurti takojnë Blinken në varrimin e Albright

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, kanë marrë pjesë dje në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, që u mbajt në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit. Gjatë këtij funerali, liderët kosovarë janë takuar shkurtimisht me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë amerikanë.

Osmani e Kurti u takuan fillimisht me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Nga takimi me Blinkenin, ata publikuan edhe një fotografi. Më vonë Presidentja Osmani, përmes një postimi në Facebook sqaroi temat e diskutimeve.

Gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patëm mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. E falënderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cenohen sërish. Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-të”, shkroi Osmani.

Osmani e Kurti u takuan shkurtimisht edhe me ish-zyrtarë të lartë amerikanë. Ata publikuan një fotografi nga takimi me ish-presidentin e ShBA-së, Bill Clinton dhe ish-sekretaren e shtetit, Hillary Clinton.

Kryeministri Kurti njoftoi se janë takuar edhe me ish-sekretarët e Shtetit, Condoleezza Rice dhe John Kerry, si dhe ish kongresistin Eliot Engel.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit