Janë rikthyer këtë të enjte protestat kundër rritjes së çmimit të naftës, i cili prej javësh po qëndron në fashën nga 230 lekë deri në 240 lekë për litër.
Edhe pse të paktë në numër, qytetarët janë mbledhur para godinës së Kuvendit ku në orën 10:00 pritet të nisë seanca në Kuvend.
Me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë ulje të çmimit të karburanteve. “Kriza thellohet, qytetarët varfërohen”, është një nga tabelat dominuese.
Protestat kundër rritjes së çmimit të naftës u ndërprenë pas qeveria reagoi duke krijuar një bord që do të menaxhonte çmimet, por që nga ajo kohë, nafta i është afruar disa herë rekordit, ndërsa reagimi qytetar ka qenë i vakët.