Rajoni i Kherson në Ukrainën jugore, të cilin Rusia pretendon se e ka pushtuar, do të kalojë në përdorimin e rublës nga 1 maji.
Lajmi është raportuar nga mediat perëndimore, të cilat citojnë median shtetërore ruse Ria Novosti.
Nënkryetari i Administratës Civile-Ushtarake të rajonit, Kirill Stremousov, tha për agjencinë e lajmeve RIA-Novosti se periudha e tranzicionit do të zgjasë deri në katër muaj, gjatë së cilës do të qarkullojnë rubla ruse dhe hryvnia ukrainase. Pas kësaj periudhe, rajoni do të kalojë plotësisht në përdorimin e monedhës ruse.