Polica angleze ka sekuestruar rreth 3400 rrënjë kanabis gjatë një aksioni në Durhamit.
Ato ishin të mbjella brenda një vile dykatëshe dhe për të kujdeseshin 4 shqiptarë të cilët janë arrestuar nga policia.
Në prangat e policisë angleze ranë Arvit Ahmeti 27-vjeç, Kledjan Bregu 27-vjeç, Klevist Bregu 25-vjeç dhe Halit Haka 22-vjeç. Po ashtu gjyqi i tyre pritet të mbahet në 25 maji.