Emri i Kastriot Çipit është i vendosur në listën e PD-së, për të qenë kandidatë për Këshillimin Kombëtar të PD-së.
Por regjisori nuk ka qenë në dijeni të kësaj gjëje se ka ironizuar skemën e përdorur nga PD-ja. Ai ka shtuar që uron që të jetë një keqkuptim pasi ai vetë nuk ka bërë një kërkesë të tillë dhe se lajmin e ka mësuar nga portalet.
“Te nusja hanë e pinë, të dhëndrri gjë nuk dinë…Një listë kandidatësh për Këshillin e ri Kombëtar të PD, për habinë time, përfshika edhe emrin tim, me numrin rendor 247.Nuk e di kush e ka përpiluar listën dhe nuk e di a është listë paraprake, me propozime, apo listë zyrtare kandidatësh. Di që unë nuk kisha dijeni, derisa e pashë në portal. Uroj te jetë një keqkuptim dhe fleta zyrtare e votimit nesër, të mos e përmbajë emrin tim.U uroj suksese të gjithë kandidatëve të rinj!” ka shkruar ai.