-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia heq nga 1 maji certifikatën e vaksinimit në kufi

Kryesoret

Nga 1 maji Greqia do të heqë detyrimin për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit kundër Covid-19. Gjithashtu nuk do kërkohet pasaporta e Covid në pikat kufitare të vendit.

Megjithatë mbajtja e maskës në ambientet e brendshme dhe në ambientet e jashtme me grumbullim mbetet ende në fuqi.

Masa për përdorimin e maskave do të rishikohet më 31 maj, sipas njoftimit të zëvendës ministres së shëndetësisë Mina Gaga.

Në mbledhjen e Komisionit të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi rekomandoi:

– Pezullimi i certifikatës së Covid nga 1 maji.

– Pezullimi i certifikatës së Covid nga pikat hyrëse në vend

– 1 test i shpejtë në javë (nga dy deri tani) te punëtorët e pavaksinuar, me përjashtim të spitaleve ku  mbeten 2 testet e shpejta në javë për punëtorët e pavaksinuar.

Sqarohet se kjo vlen për ata punonjës që janë përjashtuar nga vaksinimi dhe shoqëruesit e pacientëve.

– 1 test i shpejtë (nga 2 që ishin deri më tani) për mësuesit  dhe pedagogët e pavaksinuar.

Qeveria greke do të rishqyrtojë sërish situatën sërish për të vendosur nëse do t’i lehtësoje ose shtrëngojë masat kundër Covid-19.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit