-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha? Alibeaj zbulon takimin me zyrtaren e lartë të SHBA: Mora mbështetje të fortë

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, që SHBA e njeh edhe si drejtuesin e komanduar të partisë më të madhe në opozitë, Enkelejd Alibeaj u shpreh pas takimit me zyrtaren e lartë të DASH-it, Karen Donfried dhe të dërguarin për Ballkanin, Escobar që shoqëroheshin nga Yuri Kim se folën për të ardhmen dhe një opozitë pro-amerikane.

I pyetur nëse në takim është përmendur Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA dhe që tani po tenton të rikthehet në krye të PD-së, Alibeaj e shmangu përgjigjen.

Takimi ishte miqësor. Folëm për cështje të rëndësishme që Shqipëria është duke u përballur, si demokracia. Zgjedhjet, krimi i organizuar. Shteti i së drejtës, nevojë emergjente. Por edhe lufta ndaj korrupsionit.

Këto janë sfida. I shpreha vendosmërinë për t’i cuar përpara këto sfida. Nuk mund të lija marrëdhënien e posaçme që PD ka pasur me Amerikën që në lindjen e saj. Me kënaqësi pashë mbështetjen e madhe në këtë marrëdhënie që SHBA kanë me PD-në.

Mora mbështetjen e zonjës dhe DASH-it për mbështetjen e fortë, për një opozitë të fortë dhe të qëndrueshme, opozitë pro-amerikane, që shikon nga e ardhmja. Në takime diplomatike thuhen cështje të rëndësishme për Shqipërinë” tha Alibeaj.

Gazetarët e pyetën nëse u përmend emri i Sali Berishës në takim? “Sfidat janë që prekin të gjithë Shqipërinë. Juve duhet ta dini se flitet për cështje të rëndësishme. Si demokracia, shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit” tha Alibeaj.

Takimi mes tyre u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe zgjati rreth 60 minuta. Zyrtarja e DASH shoqërohej në takim edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe i dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar. Përpara takimit me Alibeajn dhe Tabakun, Karen Donfried u takua me Kryeministrin Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit