-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shisnin 100 eurot false për 20-25 euro, akuzohen për falsifikim

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur akuzë kundër dy të pandehurve, A.B., dhe K.N.,  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Pas njoftimit të policisë dhe marrjes së menjëhershme të veprimeve, rezulton se i pandehuri i ka shitur personit/të pandehurit K. N., tetëmbëdhjetë (18) monedha nga 100 Euro të falsifikuara me çmim prej 20 Euro për copë e që më pas ky blerës i ka shitur këto monedha tek i mituri F.G. në shumë prej 25 Euro duke vazhduar kështu shitja tek blerësit e tjerë të mitur.

I pandehuri K.N., në Gjakovë, vë në qarkullim paratë e falsifikuara duke e ditur se janë të falsifikuara me qëllim përfitim të kundërligjshëm pasuror, vë në qarkullim paratë të cilat i kishte blerë nga i pandehuri A. B., dhe kështu i shet personit tjetër së paku 7 apo 8 herë përkatësisht të miturit F.G. monedha prej 100 Euro në shumë prej 25 Euro e që më pastaj i mituri vazhdon të i shet tek i mituri tjetër B.P.

I pandehuri në mënyrë të kundërligjshme edhe pse në dijeni se paraja është e falsifikuar bënë transportimin e tyre përmes pranimit, duke përdorur dhe poseduar me qëllim të vënies në qarkullim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit