Rreth orës 19:45, shtetasi Martin Craga, 30 vjeç, pas një konflikti për
motive të dobëta me shtetasin M. S., ka qëlluar me armë zjarri automatik në
drejtim të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, (në të
cilin nuk ndodheshin persona brenda), i cili ishte i parkuar pranë banesës së
autorit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier janë
vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.