-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Klinë, prokuroria kërkon paraburgim për 5 të dyshuarit

Kryesoret

Prokuroria e Pejës gjatë ditës do të dorëzojë kërkesën për paraburgim ndaj 5 të dyshuarve për incidentin e mbrëmshëm në Klinë, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një është plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë se Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se 4 të dyshuarit janë ndaluar për vepër penale të vrasjes se rëndë të kryer në bashkëkryerje, ndërsa një i dyshuar për vepër penale dhënia e ndihmës të dyshuarve pas kryerjes së veprave penale.

Mediat në Kosovë raportojnë se dyshimet e para për motivet e vrasjes janë se Hoxha u ka rrahur vëllanë të dyshuarve në Itali.

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:45 në fshatin Volljakë në Klinës.

“Rreth orës 20:43 minuta policia e stacionit policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Volljakë, në afërsi të restoranteve “Guri i zi” dhe “Villa Park”, janë njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri. Me të arritur në vend të ngjarjes Policia ka kuptuar se dy persona janë të lënduar, janë dërguar në emergjencën në Klinë, pastaj në spitalin rajonal në Pejë dhe aty mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njëres nga viktimat”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit