-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtarja e DASH më shumë se 1 orë në zyrën e Ramës, niset drejt Kryesisë së Kuvendit

Kryesoret

Ka zgjatur pak më shumë se 1 orë takimi i ndihmës sekretares amerikane të shtetit në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, me kryeministrin Edi Rama.

Pas këtij takimi, Donfried është nisur për në Kryesinë e Kuvendit ku do të takohet me 3 zyrtarët demokratë, Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn.

Takimi mes Donfried dhe Alibeajt pritet të zhvillohet në orën 10:45 në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë vizitës së saj, ajo do të përkujtojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus. E po ashtu, pritet të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit