-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani takon ligjvënësit amerikanë, diskutohet integrimi euroatlantik i Kosovës

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takime nga lideri i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kongresmenët Steny Hoyer, Darrell Issa dhe bashkudhëheqësit e komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, senatori Ben Cardin dhe kongresmeni Steve Cohen.

Osmani diskutoi rreth rëndësisë së përkrahjes amerikane në Kosovë e më gjerë, si dhe për domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë e lirisë, e cila në Kosovë është arritur pas shumë sakrificave.

“Në takim po ashtu u bisedua rreth zhvillimeve në kontinentin evropian pas luftës në Ukrainë. Hoyer siguroi Presidenten Osmani që Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen e fuqishme amerikane. Në takim me Darrell Issa, i cili është anëtar i grupit për çështje shqiptare, u diskutua për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si dhe për situatën e sigurisë në rajonin tonë. Presidentja Osmani e falënderoi kongresistin Issa që është një zë i rëndësishëm në përkrahje të Kosovës duke potencuar fushat e ndryshme të interesit të dyanshëm ku mund të rritet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Osmani është pritur në takim nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi.

Ajo theksoi rëndësinë e avancimit të rrugës euro-atlantike të Kosovës, tani që sfidat e sigurisë të krijuara nga regjimet autokratike janë gjithnjë e në rritje.

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani është pritur në takime edhe nga lideri i shumicës parlamentare në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, senatori Chuck Schumer, kryetari i komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senat, senatori Bon Menendez dhe kryetari i komisionit për punë të brendshme dhe çështje qeveritare në Senat, senatori Gary Peters.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit