Në Kuvendin e PD-së në Pallatin e Kongreseve, që organizoi Komisioni i Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha pas fjalës së hapjes që mbajti Belind Këlliçi në program ishte një dokumentar i realizuar mbi zhvillimet në vitin e fundit.
Në fokus të dokumentarit të Komisionit të Rithemelimit ishte Lulzim Basha si e keqja e madhe duke e “kryqëzuar” para Kuvendit.
Në materialin e përgatitur ishin zgjedhur momentet e përplasjes së Lulzim Bashës me demokratët, që iu drejtuan me fjalët “tradhtar dhe mashtrues” pasi shpalli Sali Berishën “non grata”.