Ish-deputeti Myslym Murrizi është rikthyer në PD. Pas përjashtimit që i bëri Lulzim Basha sepse nuk dogji mandatin, ditën e sotme Murrizi është rikthyer pas telefonatës së Sali Berishës. Ai ka shpjeguar edhe arsyet e vendimit.
“Surprizë do të ishte po të kisha shkuar te PS. Jam rikthyer te partia që kam kontribuuar për 29 vite. Unë kam ardhur në shtëpinë time. Bashkim 100% nuk ka. Idealja është utopi, por kjo është shumica.
Unë shpresoj që numri i atyre që do i bashkohen Kuvendit të jetë maksimalja e mundshme. PD asnjëherë nuk ka qenë 100% solide, ka pasur diversion mendimi” tha ai.
Sanksionet e SHBA-së për Berishën? “Unë mbaj mend 1997, që sanksionet e SHBA-së kanë qenë më të ashpra për Berishën. Sot kam ardhur për të dhënë dhe jo për të marrë” tha ai.