Një 44-vjeçar shqiptar i arratisur është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Kakavia të Janinës nga punonjësit e Policisë së Drejtorisë Vendore, pasi ndaj tij kishte një dënim me burgim të përjetshëm.
Sipas mediave vendase, gjatë kontrollit të pasaportave në pikën e hyrjes në Greqi, u konstatua se ndaj tij ishte në pritje një vendim i Gjykatës së Apelit të Jurisë së Bashkuar të Athinës, duke e dënuar me burgim të përjetshëm dhe 3 muaj e 23 ditë burg për vrasje dhe të posedim armësh. Dënimet janë në lidhje me një vrasje të kryer më 17 maj të 2002 ndaj një bashkëatdhetari.
44-vjeçari është dërguar të dielën në Prokurorinë Publike të Janinës.