Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin. Kreu i qeverisë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka zgjedhur një foto nga xhamia e re në Mullet për të përcjellë urimet e tij për besimtarët.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me pamjet e bukura të Xhamisë së re në Mullet, uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fitër Bajramit”, shkruan Rama.