Brenda fabrikës së çelikut në Avozstal kanë mbetur ende të bllokuar rreth 200 persona, mes tyre 20 fëmijë. Një komandant ukrainas, Denys Shleha tha se njerëzit e tij përjetuan një natë të lodhshme pasi nxorën nga uzina disa persona.
“Sapo evakuimi i civilëve përfundoi dje, armiku filloi të përdorë të gjitha llojet e armëve. Nuk pati asnjë tension gjatë natës. Artileria detare ruse punoi në Azovstal nga ora 2 e mëngjesit deri në 3 të mëngjesit. Në mëngjes ishte më qetësi”, tha Shleha.
Ndërkohë është e paqartë nëse një grup tjetër civilësh të bllokuar brenda fabrikës së çelikut do të mund të largohen sot.
“Nuk do të them asgjë për evakuimin nga Azovstal. Ne po mundohemi ta bëjmë çdo gjë”, tha Shleha.