-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hitleri ishte pak hebre”! Izraeli thërret me urgjencë ambasadorin rus: Sqarohu

Kryesoret

Një deklaratë e kryediplomatit rus Sergei Lavrov se diktatori Adolf Hitler kishte edhe gjak hebre, ka acaruar marrëdhëniet me Moskës dhe Tel Avivit.

Sergei Lavrovi i bëri komentet si përpjekje për të justifikuar portretizimin e Ukrainës nga Rusia si “naziste”, ndaj edhe ky është një nga pretektstet e sulmit pushtues.

Kryediplomati i bëri komentet gjatë intervistës për programin televiziv italian “Zona Bianca”.

I pyetur se si Rusia mund të pretendojë se po lufton për të “de-nazifizuar” Ukrainën kur Presidenti Volodymyr Zelensky është vetë hebre, Lavrovi tha: “Mund të gaboj, por Hitleri kishte gjithashtu gjak hebre.

Që Zelensky është hebre nuk do të thotë absolutisht asgjë. Hebrenjtë e mençur thonë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenj”.

Deklarata e ministrit u prit me zemërim në të gjithë spektrin politik të Izraelit. Ministria e Jashtme e Izraelit thirri ambasadorin rus për “sqarim” të çështjes.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Naftali Bennett tha se gënjeshtra të tilla kanë për qëllim të fajësojnë vetë hebrenjtë për krimet më të tmerrshme në histori dhe kështu të çlirojnë shtypësit e hebrenjve nga përgjegjësia e tyre.

Ai përsëriti se asnjë luftë sot nuk është Holokaust apo si Holokausti. Edhe ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid reagoi me zemërim, duke i quajtur fjalët e homologut Lavrov “të pafalshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit