-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutja e banorit për Ramën: Hap rrugën, po shkoja në varreza, polici më vuri gjobë

Kryesoret

Protesta vazhdon nesër. Paraditen e sotme banorët e fshatit Rinas protestuan për më shumë se një orë duke bllokuar rrugën, të cilën ARRSH njoftoi se do të bëhet me një sens lëvizje për shkak të fluksit.

Kjo lëvizje e ARRSH-së i dëmton banorët, të cilët vendimi i fundit i bllokon duke i izoluar, pasi për 100 metra për të kaluar rrugën, duhet të bëjnë gati 60 km.

I lutemi qeverisë, zotit Edi Rama. Jemi të bllokuar, as rrugë për në shkollë, as për punë dhe as për në varreza. Nga do të hyjmë? Të bëjmë unazë, rreth e rreth? Rama ta bëjë rrugën sikur ishte.

Protestën do ta vazhdojmë ditë për ditë. Kostoja është në xhepin tonë. Na rriti edhe naftën tani. Unë u nisa për të shkuar në varreza, polici tha do të vendos gjobë” tha njëri nga banorët. Ata paralajmëruan se do të rikthehen sërish nesër në tubim deri kur të ketë një zgjidhje.

Njoftimi i ARRSH-së

Në rrugën që të çon drejt Aeroportit të Rinasit, pas periudhës së Covid 19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar.

Ndodhur në këtë situatë, duke filluar nga data 01.05.2022, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që: Për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit