Mes të tjerash, Edi Rama pati edhe një mesazh për demokratët e Thumanës, aty ku u dhuruan çelësat për 150 shtëpi të reja me kontributin e fondacionit “Firdeus”.
“Demokratëve i uroj t’i gëzojnë shtëpitë, i kanë falas dhe të mos i heqin bravat njëri-tjetrit, por të respektojnë njëri tjetrin. Pavarësisht nga shkojnë partitë, në fund të ditës mbetet respekti”, tha Rama.
Kryeministri bëri edhe një krahasim me Italianë dhe banorët e prekur nga tërmetet e fundit në këtë shtet.
“Sot në Itali, që është një vend i madh, ka prej 10-12 vjetësh familje që presin të kthehen në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Këtu, në një vend të vogël, ne ia kemi dalë të ndërtojmë në një kohë të vogël”.