Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në një intervistë për televizionin italian “Rete4”, foli për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë.
Lavrov tha se kjo është e pavërtetë, ndërsa hodhi akuza mbi mediat perëndimore.
Sipas tij Rusia është e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje që lufta bërthamore të mos zhvillohet kurrë.
“Mediat perëndimore keqinterpretojnë kërcënimet ruse. Rusia nuk i ka ndërprerë kurrë përpjekjet për të arritur marrëveshje që garantojnë se një luftë bërthamore nuk do të zhvillohet kurrë”, tha Lavrov.
Ndëkrohë ministri i jashtëm rus theksoi se nuk ka mercenarë që luftojnë për forcat ruse, edhe pse shpesh në media ëhstë vënë re prania e tyre në fushë-betejë.