-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkimi i Alibeajt, Balla: S’bëhen komente nga Fieri për një fierak

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla pasi ka uruar këtë të hënë festën e Fitër Bajramit, gazetarët e pyetën edhe për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga posti i kreut të grupit të PD-së.

Ai u shpreh se Alibeaj është me origjinë nga Fieri dhe nuk mund ti bënte asnjë koment.

“Zoti Alibeaj është me origjinë nga Fieri, ndaj dhe nuk mund të bëjë koment për fierakët.”, tha ai.

Balla gjithashtu ka uruar nga Fieri edhe festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

“Duam ti urojme gjithë besimtarëve mysliman të Fierit dhe gjithë Shqipërisë gëzuar Fitër Bajramin. Kjo është një festë solidariteti në radhë të parë dhe mesazhi që ajo përçon që të gjithë duhet të bëjmë më shumë për tu kujdesur për ata që janë më në nevojë dhe natyrshëm mesazhi i dytë që festa përçon gjithmonë është sa më shume paqe dhe sa më shumë dashuri për njeri tjetrin.

Unë mendoj që në këtë ditë të rëndësishme edhe ne politikanët kemi më shumë për të bërë, natyrshëm më shumë për tu kujdesur për ata që janë në nevojë. Besoj që koha që kemi përpara duhet ta shohim të gjitha me përgjegjësinë që të punojmë të gjithë së bashku në dobi të gjithë shqiptarëve dhe në dobi të Shqipërisë sonë te dashur.

Këtu nga Fieri bashkë me kreun e bashkisë, deputetët dhe autoritetet vendore u takuam me myftiun dhe Fierit, natyrshëm bukuria e festës është që në këto ditë bëhemi të gjithë bashkë, edhe me përfaqësues të komuniteteve të tjera, me drejtues të komunitetit ortodoks, katolik dhe komuniteteve të tjera fetare.

Gëzuar dhe festofshi në çdo familje”, u shpreh Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit