-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shtëpi bari” në Kashar, gjykata çon në qeli vetëm një nga të arrestuarit: E bëra unë

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli vetëm një prej të arrestuarve Ylli Suajn në lidhje me shtëpinë e barit të zbuluar pak ditë më parë në Kashar.

Të arrestuarit në kushtet e flagrancës janë Xhevrije Sulaj, Shqipe Sulaj, Luan Sulaj, Ylli Sulaj, Lutfi Basha faturist, Rifat Kuçi me detyrë elektricist pranë OSHEE, dhe u procedua penalisht shtetasi Z. V, kryeplaku i fshatit, për moskallëzim krimi.

Gjykata liroi Xhevrie Sulajn, duke caktuar ndaj saj masën ‘arrest shtëpie’, për vajzën e saj Shqipe Sulaj, ‘detyrim paraqitje’, ndërsa Lufti Basha dhe Rifat Kuçi dhe Luan Sulaj u liruan.

Sakaq Ylli Sula ka marrë përsipër përgjegjësinë, duke thënë se s’ka dijeni as motra, as nëna dhe as kushëriri i tij.

“Alo, po na pikon çatia”. Ky ishte kodi që përdori Luan Sulaj për të njoftuar kushëririn se kishte mbërritur policia në banesën ku kishte kultivuar kanabis.

Luani u konstatua nga policia dhe u arrestua, ndërsa Ylli Sulaj nuk jetonte aty por shkonte shpesh dhe të dy flisnin me kode për të njoftuar njëri-tjetrin për çdo gjë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit