-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sirena lufte në Egje! Greqia acarohet me Turqinë

Kryesoret

Lufta po zhvillohet në Ukrainë, por tingujt po dëgjohen edhe në Egje. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë janë mjaft të tensionuara.

“Prothotema” shkruan se çështja greko-turke u rikthye sërish në plan të parë në axhendën e brendshme politike, pas fluturimeve masive të avionëve luftarakë turq mbi 22 ishuj grekë brenda pak orëve të mërkurën e kaluar, duke përfshirë Rodos, Samos, Kos, Leros, Karpathos, Kalymnos, Imia dhe Kastelorizo.

Në total janë regjistruar 41 fluturime mbi territorin grek dhe 168 shkelje të hapësirës ajrore kombëtare, sipas Athinës zyrtare.

Një ditë pas 41 fluturimeve dhe 168 shkeljeve, Ministria e Jashtme greke i bëri një notë proteste të re ambasadës turke në Athinë.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme greke, Themistoklis Demiris thirri për sqarime ambasadorin turk. Por akuzat mes palëve janë të ndërsjellta për shkelje të hapësirës ajrore.

Edhe pse duket e largët dita që tensioni mund të përshkallëzojë në luftë, rreziku është real.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit