-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati në pranga për trafik droge

Kryesoret

Joni Musku, një avokat nga Korça ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për trafik droge.

Mësohet se Musku, gjatë javës ushtronte profesionin si avokat dhe në fundjavë transportonte drogë drejt Maqedonisë.

Ai është kapur me 66 kilogram drogë dhe së bashku me të kanë rënë në pranga dhe dy persona të tjerë.

Transporti bëhej nëpërmjet një makine të tipit  “Opel Meriva”, i cili u konstatua në doganën e Goricës, se ishte i ngarkuar me lëndë narkotike.

Rasti është zbuluar falë hetimeve disa mujore, të cilat vërtetuan aktivitetin e paligjshëm të avokatit dhe një personi tjetër, që quhet Ligor Romançka.

Në përgjimet e Prokurorisë, Romançka identifikohet me nofkën “Golja”, ndërsa dy personat e tjerë, nga katër që janë marë të pandehur, janë Idriz Manej me pseudonimin “Shkodrani” ose “Gjyshko” dhe i shoqëruari, Andrea Çiko, me pseudonimin “Turi Spatka”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit