-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri italian: BE të hapë menjëherë negociatat me Tiranën, Ballkani jo kërcënim

Kryesoret

Italia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka bërë të ditur, kryeministri  Mario Draghi gjatë fjalës së tij para Parlamentit Europian.

Draghi pohoi mbështetjen që Italia i jep BE për të ecur me shpejtësi në zgjerimin për të përfshirë anëtarë të tjerë, me hapjen e menjëhershme të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i dhënë shtysë të re bisedimeve me Serbinë dhe Malin e Zi dhe duke i kushtuar më shumë vëmendje “pritshmërive legjitime ” të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës.

“Integrimi i plotë i vendeve që manifestojnë aspirata nuk paraqet kërcënim për stabilitetin e projektit evropian. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli Evropian në Mars 2020”, ka thënë kryeministri i Italisë.

“Ne jemi pro hyrjes së të gjitha këtyre vendeve”, tha ai. “Ne duhet të ndjekim rrugën e hyrjes që kemi tërhequr, por duhet të lëvizim sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Draghi, raporton Financial Time.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit