-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti bisedon me avokatët e ish-pjesëtaret e UÇK-së

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një bisedë dy orëshe me avokatët e ish pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë. Në takim po diskutohen kërkesat e bëra nga avokatët për qeverinë e Kosovës.

“Takimi u mbajt si rezultat i nevojës për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga ekipet mbrojtëse: procesi i stërzgjatur i mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, mos-respektimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mungesa e përkthimeve dhe, në veçanti, mosmarrja në konsideratë e okupimit dhe krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kurti propozoi që të bëhen takime të rregullta ndërsa ekipet u shprehën mirënjohëse për interesin që po tregon qeveria e Kosovës./Ekspres

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit