-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në kërkim për vrasjen e kryepolicit, Genc Tafili ekstradohet nga Gjermania

Kryesoret

Ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri, Genc Tafili. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari në gusht të vitit 2000, por ishte liruar me kusht nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, që sot është pas hekurave për korrupsion.

Apeli e rrëzoi vendimin e shkallës së parë të Hoxhës, por Tafili u arratis jashtë vendit. Në fillim të këtij viti Genc Tafili u arrestua në Gjermani në aeroportin e Frankfurtit, ku pas kontrollit ka rezultuar me kartelë të kuqe, pasi ndaj tij kishte një urdhër-ndalimi ndërkombëtar për vrasje.

Tafili po bënte tranzitin në Frankfurt, pasi ka qenë duke udhëtuar për në Turqi. Vrasja e kryepolicit Zylyftari ka ndodhur në gusht të vitit 2000, pas një shkëmbimi zjarri me dy vëllezërit Admir e Genc Tafili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit