-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Fier-Levan, tre të plagosur pas përplasjes kokë më kokë

Kryesoret

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Levan, në vendin e njohur si “Kthesa e Liqenit”, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Sipas informacioneve paraprake, njëra prej makinave ishte e zbukuruar me elemente dasme. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre një drejtues mjeti dhe dy pasagjerë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit