-sidi education-spot_img
33.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta për Zvërnecin: Të mos afrohen aktivistët politikë

Kryesoret

Në tubimin e mbrëmshëm qytetar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një nga aktivistët e protestës u drejtua me një apel të fortë ndaj pjesëmarrësve, duke kërkuar vetëpërmbajtje dhe kulturë të lartë.

Ai paralajmëroi për tentativat e provokimeve dhe infiltrimeve nga militantë partiakë, duke theksuar se personat e tillë janë evidentuar dhe nuk do të lejohen të flasin.

“Nuk jemi këtu për karrigen e askujt, jemi për Shqipërinë. Jepini zë figurave dhe intelektualëve. Aktivistët politikë i kemi evidentuar, i kemi me foto, mos u mundoni të vini të flisni këtu,” tha aktivisti.

Ai gjithashtu bëri thirrje që pas përfundimit të tubimit protestuesit të shpërndahen të qetë dhe të mos krijojnë incidente përpara selive të partive, duke ruajtur dinjitetin e protestës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit