-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK i bllokoi pasurinë, deputeti flet te “5pyetjet.al”: Ç’lidhje kam unë me vëllanë tim?!

Kryesoret

Nga Dylber Balla

SPAK vendosi që t’i sekuestronte pasurinë deputetit të PD-së Kasem Mahmutaj. Vendimi u bë publik ditën e sotme për deputetin e Beratit. Atij janë sekuestruar një makinë, tokë truall dhe apartamente, të cilat dyshohen të jenë venë nga veprimtaria me subjekte kriminale.

Konkretisht SPAK dyshon se deputeti ka pastruar pasurinë e vëllait, që sipas prokurorëve e ka vendosur nga aktiviteti kriminal për të cilin Gazmend Mahmutaj, subjekt i OFL-së është i dënuar me 25 vite burg për trafikim lëndësh narkotike dhe prostitucion në Itali.

“5pyetjet.al” kontaktoi me zotin Mahmutaj, i cili u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin e vëllait të tij dhe se pasurinë e ka vendosur me punë të ndershme, së bashku me bashkëshorten.

Procesi vazhdon. Asgjë nuk është mbyllur. Vendimi është i shkallës së parë, jemi në Apel. Ne i kemi të gjitha “OK”-ej. Po vazhdon procesi gjyqësor për paraqitjen e bilanceve dhe të ardhurave. Pra nuk është mbyllur asgjë.

Jam ndjerë keq që kur ka filluar kjo procedurë. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar. Ç’lidhje kam unë me vëllanë? Unë i kam krijuar nga puna ime, sakrifica ime, ime shoqe, familja komplet. Shpresoj mos të ketë prapavijë politike” tha ai për “5pyetjet.al”.

HETIMI

Kasem Mahmutaj, që bëhet deputeti i parë, i janë sekuestruar pasuritë nga Gjykata e Posaçme, pas hetimit pasuror të referuar nga OFL, fillimisht për vëllain e tij Gazmend Mahmutaj.

Ky i fundit është një personazh i njohur për policinë dhe i dënuar nga autoritetet italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në fillim të viteve 2000.

Hetimi pasuror i nisur për Gazmend Mahmutajn, u shtri edhe te dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas Prokurorisë së Posaçme rreth 25 pasuri në total të cilët nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme.

Një pjesë e pasurive ishin edhe në emër të personave të tjerë të afërt dhe konsistojnë në apartamente, pallate, tokë truall në qytetin e Beratit dhe makina.

Gjykata në përfundim të procesit, vlerësoi se kërkesa e SPAK për sekuestrimin e pasurive si të krijuara nga pasuri të dyshimta, duhet të bllokoheshin.

Në total janë vënë në sekuestro 4 makina, 10 apartamente dhe ndërtesa, një pjesë në proces legalizimi, 3 sipërfaqe tokë truall dhe 1 pallat duke i lënë në pronësi të tyre, vetëm 3 apartamente.

Kasem Mahmutaj, sot deputet, ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake, në Poliçan, duke qenë njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republikane në Berat që në mars të 2008.

VENDIMI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. Akti: 11/43/218 Nr. Vendimi: 11

Datë regjistrimi: 11.12.2020 Datë vendimi: 22.02.2022

V E N D I M

“PËR VENDOSJEN E MASËS SË KONFISKIMIT”

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë prej:

GJYQTARE: Etleva DEDA

Asistuar nga sekretare gjyqësore Ermelinda MILINGU, në disa seanca gjyqësore, me seancë të fundit të zhvilluar sot në datë 22.02.2022, mori në shqyrtim çështjen nr.11/43/218 Akti, datë 11.12.2020 regjistrimi, që i përket palëve:

KËRKUESE:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e përfaqësuar nga prokurore Dorina BEJKO.

Lista e pasurive të konfiskuara

Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.149 datë 23.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë:

  1. Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
  2. Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2 , ZK 8501, Bashkia Berat. me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
  3. Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2 , ZK 8501, Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpronësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.
  4. Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2 , ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj.
  5. Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2 , ZK 8501, Bashkia Berat, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
  6. Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
  7. Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
  8. Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
  9. Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2, ZK8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
  10. Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2 , ZK 8502, Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj.
  11. Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2 , ZK 2848, Bashkia Olltak, Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
  12. Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.721, datë 29.12.2016, Berat.
  13. Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.720, datë 29.12.2016, Berat.
  14. Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot.197, Berat.
  15. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.7675, e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
  16. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.721, e datës 29.12.2016, Berat.
  17. Automjet i llojit furgon, i markës “Fiat Iveko”, me targë BR5786A, me nr. shasie ZCFC3561005130096, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
  18. Automjet i llojit autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie ËDB1680331J122871, në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj.
  19. Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamionçinë, me nr. shasie KPTC0B1KS7P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj.
  20. Automjeti i llojit autoveturë, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. shasie KNEBA24338T624708, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
  21. 50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifikuar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
  22. Subjekti me NIPT K32515133U, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë një katëshe me nr. pasurie 3/6, zona kadastrale nr.8501, Berat.
  23. Subjekti me NIPT K32515135N, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ne fushë veprimtarie shtypshkronjë, me datë regjistrimi 01.11.1999.
  24. Subjekti me NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea Hotel”, me administratore shtetasen Ajda Mahmutaj dhe me ortak shtetasen Sanjola Mahmutaj.
  25. Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, data e regjistrimit 16.07.2015, ndodhur ne Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me nr.13/241. Objekt i veprimtarisë “Studio Fotografike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit